EmailFacebookKontakt

Të përgatitur për sfidat e mijëvjeçarit të ri

Të përgatitur për sfidat e mijëvjeçarit të ri
– U shpërndanë diplomat për 162 studentët e parë të Institutit të
FormimitProfesional “FrymëDashurie”, në Tiranë-

Të shtunën, më 9 nën-
tor, në sallën e Muzeut
Historik, u zhvillua një ce-
remoni e thjeshtë, por mjaft
mbresëlënësë: Dorëzimi i
diplomave 162 studentëve
të parë, që mbaruan Insti-
tutin e Formimit Profesio­
nal “Frymë Dashurie”. Për
dy vjet ata studiuan dhe
morën njohuri në ikono-
grafi bizantine, restaurim
veprash arti, menaxhim,
llogari të kompjuterizuar,
laborator mjekësor dhe
informatikë. Në këtë cere-
moni morën pjesë edhe të
ftuar, prindër, pedagogët e
shkollës etj.
Fjalën e hapjes e mbajti
drejtori i Institutit, prof dr.
Stilian Buzo, i cili e quajti
këtë ditë, si një nga më të
shënuarat të jetës së stu-
dentëve, pasi shënon daljen
në jetë, të pajisur me dije e
aftësi profesionale të nivelit
bashkëkohor, të gatshëm
për të kontribuar në zhvilli-
min e vendit tonë, në rrugën
e tij për t’u integruar me ve-
ndet e tjera evropiane. Ai
falënderoi veçanërisht edhe
Kryepiskopin Anastas, falë
kujdesit dhe kontributit të të
Cilit u bë e mundur ngritja
e këtij institucioni edukimi.
Pastaj, në emër të Fort-
lumturisë së Tij Anastasit,
përshëndeti At Luka Veroni.
Ai theksoi se, ishte Kryepi-
skopi Anastas, që kishte një
vizion të qartë për hapjen
e kësaj shkolle, si një nevo-
jë për edukimin e të rinjve,
përballë sfidave të reja të
shoqërisë, dhe ky projekt u
realizua. Dhe nuk ishte e
lehtë! U bënë shumë përpje-
kje për sigurimin e fondeve,
por akoma ato nuk mjafto-
nin. Atëherë Fortlumturia e
Tij Anastasi mori një vendim
të vështirë: Shtyu ndërtimin
e një kishe dhe bëri të mu­
ndur fillimin e mësimeve.

Por, theksoi At Luka,
nevojitet një vizion i qartë
edhe nga ana juaj, pa të cilin
sfidat e jetës na zotërojnë e
na bëjnë pesimistë, duke hu-
mbur shpresën tek njerëzimi,
në vetvete e madje, edhe tek
Perëndia. Ndaj duhet një vi­
zion i qartë; një vizion i da-
shurisë, i shpresës, i paqes,
vizioni për një Shqipëri e një
botë më të mirë.
Më pas, përshëndetën
dy vajza në emër të stude-
ntëve dhe u krye shpër-
ndarja e diplomave.