Të paharruar!
U mbush një vit nga
2 humbje të rënda për
gjithë Kishën Ortho-
dhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Më 27 mars
2000, ndërroi jetë në
moshën 78-yjeçare Krye-
dhjakoni Sotir Kanxheri,
ndërsa në datën 4 prill
humbi jetën në një aksi-
dent tragjik At Sotir
Xhaferri, priftëresha e
tij Marjana dhe njëri
nga dy djemtë e tyre.
Shtrëngimi, që na
pushtoi zemrën në ato
ditë të hidhura është i
njëjtë edhe sot. Sepse hu-
mbëm njerëz shumë të
dashur, të përkushtuar
për kishën dhe me besim
të thellë tek Perëndia.
Kryedhjakoni Sotir
Kanxheri, me gjithë mo-
shën e thyer dhe gje-
ndjen shëndetësore, dha
ndihmesën e tij të çmuar
që nga çastet e para të
rihapjes së kishës. Për të
gjithë besimtarët ai do
mbetet i paharruar me
zërin melodioz dhe gati-
shmërinë e përhershme
ndaj kujtdo që i kërko-
nte këshilla. Por, sido-
mos, ai u bë një ndihmës
shumë i afërt i Kryepi-
skopit Anastas në ve-
prën e ringritjes së Kishës
nga gërmadhat. Si një
dëshmitar i drejtpër-
drejtë, Z. Sotir Kanxheri
dhanjëkontributtë çmu-
ar në njohjen e gati 60
vjetëve historie të Ki
shes sonë, por edhe me
përvojën e tij edhe për ri-
ngritjen e sistemit finan-
ciar dhe të administri-
mit të pasurive të saj.
Një dhembje e pa-
shëruar mbetet edhe
humbja tragjike e At
Sotirit dhe familjes se
tij. Si një nga klerikët e
parë të hirotonisur nga
Fortlumturia e Tij, ai
shërbeu me devocion në
kishën e Ungjillëzimit
në Tiranë, por u dallua
edhe për realizimin e
rubrikave fetare në RTV
Shtetëror, si pjesëtar i
Korit Bizantin të Kishës
etj. Në çdo çast ai kishte
pranë dashurinë dhe
mbështetjen e bashkë-
shortes së tij, bashkë me
të cilën edukuan dy fëmi-
jë shembullorë. Znj. Ma
rjana dallohej edhe për
kontributin që jepte në
Grupin e grave orthodho-
kse, për të ndihmuar
njerëzit më të pafavori-
zuar nga jeta.
Ndaj , përveç dhe-
mbjes dhe ngushëllimit
për familjet e tyre,
shprehim edhe respek-
tin më të thellë për ve-
prën e tyre në Kishë dhe
sigurinë se ajo nuk do të
harrohet nga asnjëri
prej nesh, por në radhë
të parë nga Perëndia, i
Cili i thirri pranë Tij.