EmailFacebookKontakt

Të njohim traditën tonë orthodhokse

Përmet
Të njohim traditën tonë orthodhokse
Në verilindje të qytetit
të Përmetit shtrihet
fshati Gostivisht i këtij
rrethi. Gostivishti bën
pjesë në krahinën e Dan-
gëllisë dhe kufizohet nga
lindja me fshatra të
rrethit të Klonjës dhe
nga jugu me krahinën e
njohur të Shqerisë.
Në 50 vitet e fundit
ky fshat ka ruajtur
thuajse të njëjtin numër
familjesh që shkon nga
30 deri në 40 familje, të
shpërndara në dy lagje,
të cilat u përkasin dy
feve: orthodhokse dhe
myslimane.
Një këngë e vjetër flet
për madhësinë e këtij
fshati në shekujt e më-

parshëm. “… Gostivishti
i madh, i madh që në
Tepër e në Claf…”.
Vargun e kësaj kënge e
vërtetojnë jo vetëm gjur-
mët e lagjeve të vjetra,
që përfshijnë kufijtë e
mësipërm, të cilat i
përkasin përkatësisht
jugut dhe veriut të
pozicionit ku shtrihet
fshati i sotëm, por edhe
gjurmët e kishave të
shumta që ndodhen në
këtë fshat. Gjurmë të
objekteve të kultit të
fesë myslimane nuk
ekzistojnë.
Kishat që kanë ekzis-
tuar në këtë fshat kanë
qenë:
Shën Mitri, Shënkolli

i Teprit, Shënepremte,
Shën Thomai, Shëndë-
lliu, Shën Sotiri, si dhe
një Konismë në rrugën
në të dalë të fshatit.
Pra, akoma ekzistoj-
në gjurmët e këtyre 11
kishave.
Disa nga këto kisha,
rreth katër kanë funksi-
onuar deri në vitin 1967,
vit në të cilin u rrënuan
të gjtha objektet e kultit
fetar.
Janë të paharruara
edhe sot festimet e pa-
shkëve dhe festave të
tjera fetare, në veçanti
nga gratë e të dy komu-
niteteve fetare.
Në 12 vitet e fundit
banorët që vazhdojnë të

jetojnë në këtë fshat
janë përpjekur të mirë-
mbajnë vetëm kishat e
Shën Marisë dhe Shën
Mhillit (kjo e fundit
ndodhet në afërsi të
lagjes që banohet nga
banorët që i përkasin
fesë myslimane dhe janë
po ata që e mirëmbajnë).
Gjithashtu, duke qe-
në zonë e thellë, rrallë
shkel këmba e ndonjë
prifti, për të zhvilluar ce-
remonitë apo ritet fetare.

Vlen të theksohet se
banorët e këtij fshati
pavarësisht nga përka-
tësia fetare kanë bash-
këjetuar miqësisht me
njëri – tjetrin.
Komuniteti i këtij
fshati është i interesuar
të rindërtojë kishën e
Shën Marisë, por mun-
dësitë e tyre finaciare
janë të pakta.
Koço Josifi