Të njohim shërbesat orthodhokse
Pesë bukët (Artoklasia) – Një dhuratë dhe shërbesë përkujtimi e falënderimi
Shpjegimi i Pesë bukëve
(Artoklasisë)
Shërbesa e Bekimit të pesë bu- këve (Artoklasia) është një shër- besë e cila mund të kryhet në fund të Mbrëmësores, Mëngjesores ose në fund të çdo Liturgjie. Për këtë shërbesë, nga besimtarë orthodho- ksë ofrohen pesë bukë të rrumbu- llakëta si shenjë devotshmërie për përvjetorë personalë ose familjarë, ditët e emrit dhe raste të tjera të veçanta.
Pesë bukët janë në kujtim të mrekullisë në shkretëtirë, ku Jisu Krishti bekoi pesë bukët dhe me to u ushqyen pesë mijë vetë. Bekimi i pesë bukëve gjithashtu kujton Fes- tën e Dashurisë (Agapet) të komu- niteteve të hershme të krishtera. Pasi besimtarët merrnin Trupin dhe
Gjakun e Krishtit, ata mblidheshin dhe hanin së bashku, duke shënuar kështu lidhjen vëllazërore të vendo- sur midis tyre nga besimi i përba- shkët dhe pjesëmarrja në të njëjtin Zot mistik. Gjithashtu, Festa e Dashu- risë shërbente edhe si bamirësi duke siguruar ushqim për të varfrit.
Domethënia e Artoklasisë për- fshin gjithashtu, faktin se, midis
orthodhoksëve, buka vazhdon të vlerësohet lart jo vetëm si ushqim bazë, por edhe si simboli suprem i Trupit të Krishtit. Krishti është përcaktuar në mënyrë të vazhdue- shme si Buka e Jetës, dhe gjitha- shtu si “Buka që erdhi nga qielli”. Buka gjithashtu simbolizon Kishën e Krishtit, e cila është përhapur kudo “si gruri në mal, të cilin Krishti e mblodhi në një trup”. Termi grek “artoklasia” rrjedh pikërisht nga fjalët e përdorura nga ungjillorët në përshkrimin e Darkës së Fundit në të cilën Krishti “theu bukën” dhe ua ofroi nxënësve të Tij si Trupin e Tij.
Shërbesa e Artoklasisë
Shërbesa e bukur e Artoklasisë përfshin: Lutjen e Litanisë, një himn për Virgjëreshën Mari, një lutje të
bekimit dhe shumimit të pesë bukëve, dhe një himn që u kujton të krishterëve orthodhoksë, se Pe- rëndinë gjithmonë duhet ta kërkojnë në fillim të jetës së tyre dhe Perë- ndia do të sigurojë për ta gjithçka që u nevojitet.
Lutja e Bekimit dhe Shumimit
“Zoti Jisu Krisht, Perëndia ynë, Ti që bekove pesë bukët në shkretëtirë dhe me të cilat u ushqyen pesë mijë vetë. Beko tani këto bukë, verën dhe vajin dhe shumoji ato në këtë kishë të shenjtë, në këtë qytet, në shtëpitë e atyre që festojnë sot dhe në të gjithë botën. Dhe shenjtëroji shër- bëtorët e tu besnikë që marrin pjesë në to.”