EmailFacebookKontakt

Të nderuar e të respektuar nga të gjithë

Pas Liturgjisë Hyjnore të datës 30 mars, Kryepiskopi Anastas përshëndeti me ngrohtësi edhe çiftin e misionarëve nga SHBA, Anthony dhe Lara Callas, të cilët për dy vjet shërbyen në vendin tonë e u kthyen sërish në SHBA. Me këtë rast, Ai u dhuroi si kujtim një ikonë të realizuar nga artistët e rinj shqiptarë.

Profesionistë të afirmuar e me perspektivë në SHBA, ata erdhën të ndihmonin me aftësitë e tyre në ecjen e Kishës sonë. Anthony si përgjegjës i Zyrës Teknike pranë Kryepiskopatës, ndërsa Lara në çështjet juridike (madje Larën, niveli tepër i lartë professional, e bëri për një periudhë edhe konsulente juridike të OSBE).

Me korrektësinë në punë dhe mënyrën e komunikimit ata i fituan shpejt zemrat e të gjithë atyre që i njohën e punuan së bashku.