Të mos abuzohet me tolerancën
e besimtarëve orthodhoksë!
Për të tretën herë
brenda një muaji e gjys-
më dhunohet një objekt
orthodhoks kulti. Për të
tretën herë ndodhi një
akt i pastër dhune kundër
besimit. Dhe, për të tre-
tën herë radhazi autorët
janë të “panjohur”.
Reagimi i besimtarë-
ve orthodhoksë, si gji-
thmonë, ishte mjaft i
civilizuar dhe i ekuili-
bruar, megjithë revoltën
e ligjshme. Kësaj vetë-
përmbajtjeje i është për-
gjigjur një reagim tepër
i vakët nga forcat e ren-
dit të zonës. Por, fatke-
qësisht, ky reagim ka
munguar nga autorite-
tet shtetërore, nga forcat
politike dhe nga komu
nitetet e tjera fetare. Gji-
thashtu, edhe mediat, që
nuk lënë pa nxjerrë në
faqe të parë çdo krim
ordiner, pothuajse kanë
heshtur.
Shenja shqetësuese
këto, për shëndetin e
shoqërisë sonë, që shfaq
siptoma paslufte në
kohë paqeje. Shqetësue-
se, sepse nuk mund të
pretendohet që sa herë
që goditen besimtarët
orthodhoksë të “rrinë
urtë” dhe t’ia lënë në
dorë fatin e komunitetit
të tyre një rendi inekzi-
stent.
Ndaj është urgjente
dhe e domosdoshme që
shteti, politika dhe qyte-
tarët e të gjitha besime-
ve të reagojnë ndaj këtij
dhunimi që po i bëhet
shpirtit. Që nesër të mos
bëjnë të habiturin dhe,
si të zgjuar nga një gju-
më opiumi, të pyesin
për përsenë e pasojave.
TH.