EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona – Psalmi XXIII

Zotit i përket toka dhe gjithçka është në të; bota dhe gjithë ata që në të banojnë.
Se ai e themeloi atë mbi dete e mbi lumenj e qëndroi.
Kush do të ngjitet në malin e Zotit dhe kush do të rrijë në vendin e tij të shenjtë?
Ai me duar të pafajshme dhe me zemër të pastër që shpirtin e vet nuk e dha në të kotë, dhe be të rreme nuk bëri kundër të afërmit të tij.
Ky do të marrë bekim nga Zoti, dhe përdëllim nga Perëndia i shpëtimit të tij.
Ky është brezi i atyre që kërkojnë Zotin, që kërkojnë, fytyrën e Perëndisë së Jakovit.
Ngrini dyert, o ju të parë, hiquni ju, o dyer të përjetshme, që Mbreti i lavdisë të hyjë.
Kush është ky Mbret i lavdisë? Zoti i pushtetshëm dhe i fortë, Zoti i fuqishëm në luftë.
Ngrini dyert, o ju të parë dhe hiquni ju, o dyer të përjetshme, se Mbreti i lavdisë do të hyjë.
Kush është ky Mbret i lavdisë? Zoti i fuqive; ky është Mbreti i lavdisë.
Lavdi Atit… Tani… Aliluia.