Zoti është bariu im, asgjë s’do të më mungojë.
Më vuri të rri në vend të blertë, më rriti në ujra të qetë.
Ma përtëriti shpirtin, nëpër rrugë drejtësie më udhëhoqi, për emrin e vet.
Se edhe në ecsha përmes hijes së vdekjes, nga asnjë e keqe s’do të kem frikë, se ti je bashkë me mua, shkopi yt dhe purteka jote, ato më ngushëllojnë.
Bëre gati para meje tryezën kundër atyre që më shtrëngojnë.
Me vaj e leve kokën time; dhe kupa jote do të më ujitë si shumë të fortë.
Dhe përdëlltmi pas do të më ndjekë gjithë ditët e jetës sime; dhe në shtëpinë e Zotit do të rri për gjithë jetën.