EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona: Psalmi XII

Psalm i Davidit

Deri kur, o Zot, gjithnjë do të më harroshM Deri kur do ta largosh nga unë fytyrën tënde?

Deri kur do të kem lakmi në shpirtin tim, dhe dhimbje në zemrën time natë e ditë?

Deri kur do të lartësohet armiku im mbi mua?

Hidh sytë, dëgjomë, o Zot, Perëndia im. Ndriçoi sytë e mi, që të mos fle për vdekje.

Se mos thotë armiku im: Dola më i fortë se ai.

Dhe ata që më shtrëngojnë do të ngazëllohen në u tundsha. Por unë shpresova në mëshirën tënde.

Zemra ime do të ngazëllohet për shpëtimin tënd; do t’i këndoj Zotit, që më bëri mirë, dhe do të psal emrin e Zotit të Shumëlartë.