Per te fshehtat e te birit. Psalm i Davidit
Me gjithe zemren time do te te lavderoj, o Zot, do te tregoj gjithe mrekullite e tua.
Ne ty do te gezohem e do te ngazellohem, emrin tend do te psal, o i Shumelarte.
Kur prapa te kthehen armiqte e mi, para fytyres tende do te bien e do te humbin.
Se ti mbrojte te drejten time dhe ceshtjen time, i ulur mbi fron si gjyqtar i drejte.
Kombet qortove, dhe te pabesin e prishe, emrin atij ia shuajte ne jete dhe ne jete te jeteve.
U zhduken krejt shpatat e armikut dhe qytete shkretove. Kujtimi i tij me zhurme te madhe ka humbur. Dhe Zoti mbetet ne jete te jeteve.
Fronin e vet e pergatiti per gjykim, dhe vete me drejtesi do ta gjykoje boten, popujt me te drejte do t’i gjykoje.
Dhe Zoti u be strehe per te varferin, ndihmes ne kohera e shtrengimi, ne hidherime.
Dhe ata qe njohin emrin tend ne ty do te shpresojne, sepse nuk i braktise ata qe te kerkojne, o Zot.
Psalini Zotit, qe banon ne Sion, tregojuni kombeve veprat e tij.
Se ai qe kerkon gjaqet e tyre u kujtua dhe klithmen e te varferve nuk e harroi.
Meshirome, o Zot. Shiko poshterimin tim nga armiqte e mi; o Ti, qe lart me ngre nga dyert e vdekjes.
Qe te tregoj gjithe lavderimet e tua ne dyert e bijes se Sionit; do te ngazellohem per shpetimin tend.
Kombet rane ne shthurjen qe bene; kemba e tyre u zu ne lakun qe kishin fshehur.
Zoti njihet nga gjykimet qe ben, mekatari u kep nga veprat e duarve te veta.
Mekataret ne ferr u kthefshin, dhe gjithe kombet qe harrojne Perendine.
Se i varferi kurre nuk do te harrohet, as shpresa e nevojtareve krejt nuk do te humbe.
Ngrihu, o Zot!, njeriu te mos dale me i forte; le te gjykohen kombet para teje.
O Zot, mbi ata ver ligjvenes; le ta dine kombet se njerez jane.
Perse rri larg, o Zot? Ne kohera shtrengimi e hidherimesh, pse largon vshtrimin tend?
I varferi digjet nga mbajtja me te madh e te pabesit; ata kapen ne djallezite qe kurdisin.
Se mekatari mburret me lakmite e shpirtit te vet, dhe ai qe ben padrejtesi bekohet.
Mekatari e ngacmoi Zotin, se ai s’do te beje hetime ne zemerimin e tij te madh. Per te s’ka Perendi.
Rruget e tij, te ndyra jane gjithmone; gjykimet e tua jane shume larg prej fytyres se tij; dhe do te sundoje gjithe armiqte e tij.
Sepse tha ne zemren e vet: s’do te tundem brez pas brezi nga ndonje e keqe.
Goja e tij eshte plot me mallkim e me hidherim e me mashtrim; ne gjuhen e tij ka mundim e dhimbje.
Rri ne prite bashke me te pasurit; ne vende te fshehta per te vrare te pafajshmin; syte e tij nevojtarin pergjojne.
Rri ne prite ne strofke, si luan ne vathe te vet; rri ne prite te grabise te varferin, te grabise te varferin duke e terhequr,
Ne kurthin e tij per ta poshteruar ate; i mbledhur do te rrije e i perkulur, qe nevojtaret te bien ne thonjte e tij.
Se tha ne zemren e vet: Perendia harroi, e ktheu fytyren e tij menjane, qe fundin te mos shohe.
Ngrihu, o Zot. O Perendia im, le te ngrihet lart dora jote. Mos i harro te varferit e tu gjer ne fund.
Perse i pabesi percmoi Perendine? se tha ne zemer te vet: Nuk do ta kerkosh.
Dhe sheh, se ti veshtron mundimin e dhimbjen te shpaguash me duart e tua.
Ty ta le veten i varferi; Ti je ndihmesi i jetimit.
Derrmoja krahun mekatarit dhe te ligut; do te kerkohet mekati i tij dhe nuk do te gjendet.
Zoti eshte mbret ne jete dhe ne jete te jeteve. Ju kombe do te shfaroseni nga toka e tij.
O Zot, degjoje deshiren e te varferve, verja veshin tend pergatitjes se zemres se tyre.
Gjyko jetimin dhe te perulurin, qe te mos mburret me njeriu qe eshte nga balta.