EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona – Psalmi 45

Të mësojmë lutjet tona
Psalmi 45
Për bijtë e Koreut. Psalm i Davidit.
Duartrokitni, o kombe, tëgjithë, brohoritni Perëndinë
me zë ngazëllimi.
Se Zoti i Shumëlartë është i frikshëm, mbret i
madh mbi gjithë tokën.
Popujt neve na i nënshtroi dhe kombet nën këmbët
tona.
Na zgjodhi ne si trashëgim të tij, hijeshinë e
Jakovit që ai e do.
Perëndia u ngjit me brohori, Zoti me zë trumbete.
Psalini Perëndisë tonë, psalini; psalini mbretit
tonë, psalini.
Se Perëndia është mbret i gjithë tokës; psalini me
urtësi.
Perëndia mbretëroi mbi kombet; Perëndia rri mbi
fronin e shenjtërisë së tij.
Të parët e popujve u mblodhën së bashku me
Perëndinë e Auraamit, se Perëndisë i përkasin
mburrjet e të fuqishmëve të tokës. Lavdi Atit …
Tani… Aliluia.