EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona – Psalmi 43

Psalmi 43
Për këshillë bijve të Koreut
O Perëndi, kemi dëgjuar me veshët tanë, etërit tanë na e
kanë treguar veprën që kreve në ditët e tyre, në ditët e lashta.
Dora jote i shfarosi kombet dhe vendose etërit tanë, popuj
shkatërrove dhe ata zgjerove.
Se nuk e morën vendin me shpatën e vet, as nuk qe krahu
i tyre që i shpëtoi ata, por e djathta jote dhe krahu yt dhe
drita e fytyrës tënde. Se ata i pëlqeve.
Ti je mbreti im dhe Perëndia im, që urdhërove shpëtimin
e Jakovit.
Me ty ne do t’ u bëjmë ballë armiqve tanë, dhe me emrin
tend do t1 i shfarosim ata që u ngritën kundër nesh.
Se nuk shpresoj në harkun tim, dhe as shpata ime
nuk do të më shpëtojë.
Se ti na shpëtove nga ata, që na shtrëngojnë dhe i
turpërove ata që na urrejnë.
Në Perëndinë do të mburremi tërë ditën, dhe emrin
tend për jetë do ta lavdërojmë.
Por, tani na ke braktisur dhe mbuluar me turp, dhe
me forcat tona nuk del më, o Perëndi.
Na bëre- të kthejmë krahët para armiqve tanë, dhe
ata që na urrejnë na plaçkitën. *
Na dhe si dele për të ngrënë, dhe nëpër kombe na
shpërndave.
Për asgjë e shite popullin tënd dhe nuk qenë shumë
ata, që me britma na sulmuan.
Na nxive faqen para fqinjëve tanë, u bëmë tallje e
përqeshje e a tyre që përreth i kemi.
Na bëre të na përflasin kombet dhe popujt të tundin
kryet, kur flitet për ne.
Tërë ditën turpi im më rri përpara, dhe turpi faqen
ma mbuloi.
Nga zëri i atij që më turpëron e më shnderon, prej
fytyrës së armikut dhe atij që më përndjek.
Të gjitha këto erdhën mbi ne dhe nuk të harruam dhe
s’qemë të pabesë ndaj dhiatës tënde.
Dhe zemra jonë nuk u kthye prapa, dhe hapat tanë
nuk dolën jashtë rrugës tënde.
Se na përule, duke na dëbuar në vend ligësie, dhe u
shtri mbi ne hije vdekjeje.
Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe të
kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj, a s’ do të
na kishte zbuluar Perëndia? Se ai i njeh të fshehtat e zemrës.
Dhe për ty vdesim tërë ditën, u numëruam si dele për
t^ti therë.
Ngrihu! Pse fie, o Zot? Ngrihu, mos na hidh tej
përgjithmonë!
Pse e kthen mënjanë fytyrën tënde dhe harron
varfërimin. tojië dhe shtrëngimin tonë?
Se shpirti ynë në baltë u rrëzua, barku ynë përtokë u
ngjit.
Ngrihu, o Zot, ndihmona dhe shpëtona për emrin
tënd!