destine të Terendinjenut,
Z>otit tonë Jisu ^risfit
Bij, sa vështirë është të
hyjnë në mbretërinë e Perëndisë,
ata qëjepen pas pasurive. Eshtë
më lehtë për devenë të kalojë
nëpër vrimën e gjilpërës, sesa të
hyjë një i pasur në mbretërinë e
Perëndisë…
Duke i vështruar, lisui
thotë: Për njerëzit është e
pamundur, por jo për Perëndinë;
sepse gjithçka është e
mundshme për Perëndinë.
Dhe lisui u përgjigj e tha:
Me të vërtetë po ju them se nuk
ka asnjeri që të ketë lënë shtëpi,
o vëllezër, o motra, o nënë, o
baba, o grua, o fëmijë, o ara, për
hir tim e për hir të Ungjillit, i cili të mos marrë njëqind herë
më shumë tani, në këtë kohë, shtëpi, dhe vëllezër, dhe motra,
dhe baba, dhe nënë, dhe femijë, dhe ara, bashkë me përndjekje,
dhe në jetën që vjen, jetën e amshuar. Dhe shumë të parë do të
jenë të fundit dhe të fundit, të parë.
Marku 4: 24-26, 27-28, 29-31
NË TË NGRËNIT E DREKËS
Para fillimit
Ati ynë që je në qiejtë, u shenjtëroftë emri Yt, ardhtë
mbretëria Jote, u bëftë dëshira Jote, si në qiell, ashtu edhe mbi
dhe; bukën tonë të përditshme jepfia neve sot dhe falnai fajet
tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë dhe mos na shtjer
në ngasje, por shpëtona nga i ligu.
Në mbarim
Të falenderojmë o Krisht Perëndia jonë, se na ngope me të
mirat e Tua të mbidheshme; bëna të denjë dhe për mbretërinë
Tënde qiellore dhe sikurse erdhe o Shpëtimtar në mes të nxënësve
të Tu e u dhurove paqen, eja edhe në mes tonë dhe shpëtona.
Me uratat e Etërve tanë të Shenjtë, o Zot lisu Krisht
Perëndia jonë, mëshirona dhe shpëtona. Amin.
Psalmi 49