Në lashtësi e pyetën njëherë luftëtarin Epaminonda, se cilin quante më trimin, dy luftëtarë të tjerë të dalluar në atë kohë apo veten.
Ai me urtësi iu përgjigj: “Prisni të vdesin njëherë e më pas i gjykoni”.
Me të vërtetë, askënd nuk duhet ta lumërojmë pa parë fundin e tij.
Të krishterët duken në fundin e jetës së tyre. Siç uron edhe Kisha jonë: “Mbarim të krishterë të jetës sonë, pa dhimbje, faqebardhë, me paqe dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së frikshme të Krishtit le të lypim.”.