Në 25 maj 2023, në të kremten e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej (Analipsit), qindra besimtarë nga Korça dhe rrethinat u mblodhën në fshatin Mborje, në kishën monument që mban emrin e festës. Liturgjia Hyjnore u krye nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Atë Vangjel Sotiri mbajti predikimin për të kremten. Kisha është ndërtuar në shek XIV dhe është pikturuar nga ikonografë anonimë, në vitin 1390. Ka edhe gojëdhëna se ajo është themeluar nga Shën Klementi i Ohrit, në shek. IX.