O Zot! Je gjithmonë midis nesh, por shumica prej nesh nuk Të shohim. Kemi nevojë vetëm për Ty. Ty dhe askënd tjetër. Vetëm Ti na do me dashurinë që i detyrohemi vetes sonë dhe që nuk e kemi. Vetëm Ti mund të kuptosh nevojën që kemi për Ty veçanërisht tani. Të gjithë kanë nevojën Tënde, edhe ata që ende nuk e ndjejnë. I urituri kujton se kërkon bukë dhe të kërkon Ty. I sëmuri supozon se i mungon shëndeti dhe ajo që i mungon je Ti. Ai që kërkon bukurinë në këtë botë, padashur të kërkon Ty, që je e vetmja bukuri e përsosur. Kush kërkon të vërtetën pa e kuptuar të kërkon Ty, që je e vetmja e vërtetë që ia vlen të mësojë njeriu. Dhe kush zgjat duart e tij me ankth drejt paqes, i zgjat drejt Teje, që je e vetmja paqe në të cilën mund të gjejnë prehje zemrat. Të gjithë të thërrasim pa të njohur. Kemi nevojë për vështrimin Tënd, një rreze e të cilit mund të trazojë shpirtet tanë; kemi nevojë për zërin Tënd një fjalë e vetme e të cilit mund të na nxjerrë nga humnera e rënies sonë.