EmailFacebookKontakt

Të gjithë dëshirojmë përmirësimin e shoqërisë

Të gjithë dëshirojmë përmirësimin e shoqërisë. Dëshirojmë të kufizohet e liga që po na mbyt, të dominojë drejtësia, paqja, dashuria. Dëshirojmë të mbështeten në vlerat shpirtëtore jeta jonë kombëtare dhe shoqërore, Të gjithë kërkojmë zgjidhje të problemeve tona individuale dhe familjare. Dritë dhe udhëheqës për jetën tonë,

Rruga është një dhe e vetme: Iisu Krishti,

Tek Ai dëshiron të na drejtojë, me Atë dëshiron të na lidhë sa më ngushtë, gazeta jonë e krishterë orthodhokse, “Ngjallja”.

Del një herë në muaj. Më vonë ka për të dalë dy herë. Kjo duhet të jetë miku dhe ndihmësi më i çmuar dhe i pandarë i çdo familjeje orthodhokse.

Sepse kjo:
– Paraqet të pastër dhe të kulluar besimin tonë të krishterë orthodhoksë.
– Na ruan nga propaganda heretike dhe ideologjitë antikristiane, nga rrymat e materializmit dhe të ateizmit.
– Shpjegon dhe zhvillon pjesët e Ungjillit që lexohen të dielave dhe na paraqet shëmbuj konkretë nga jeta e shenjtorëve tanë dhe të krishtërimit mbarë.
– Komenton tema të kohës, që kanë lidhje me kishën tonë dhe me orthodhoksinë, me jetën tonë individuale dhe familjare.

Kërkojeni pranë qendrave tona mitropolitane dhe pranë kishave. Njëkohësisht rekomandojeni dhe në miqtë tuaj, në farefisin tuaj, ndër të njohurit tuaj, duke i nxitur që të njiheni me të. Eshtë gazeta me çmimin më të lirë në vendin tonë. Ndoshta nesër do ta dinë për nder.

B.