Me shkëlqim dhe madhështi u festua Dita e
Orthodhoksisë edhe në Rusi. Në fjalën e tij për këtë
të kremte të madhe të Orthodhoksisë Patriarku Kirill
foli për rëndësinë shpirtërore dhe historike të Ri-
vendosjes së Ikonave:
“Sot, ashtu si edhe në të shkuarën përpjekjet për
dobësimin e besës, përpjekjet për ta paraqitur atë si
diçka qesharake, si mungesë qëndrueshmërie dhe
si diçka të panevojshme për njeriun modern, nuk
rezultuan të suksesshme, sepse, vetë Perëndia iu
dha njerëzve dhuratën e besës dhe është Ai vetë që
ndihmon çdo besimtar ta ruajë këtë dhuratë.”
Në vazhdim nënvizoi se “Disa pyesin veten përse
na duhet besa? Për çfarë i nevojitet ajo njeriut mo
dern kur ai ka fuqinë e fjalës, fuqinë e teknologjisë,
fuqinë e parasë etj.? Mos duke pasur në themel të
gjitha këto fuqi do të mundim ta quajmë të lumtur
njeriun dhe të ndërtojmë Mbretërinë e Qiejve këtu
në tokë, pa Perëndinë?”
“Gjithë rrugëtimi i gjinisë njerëzore tregon se ky
qëllim është i pamundur të realizohet me mjete njerë-
zore. Mbretëria e Qiejve ka në themel të saj Fuqinë e
Perëndisë, e cila vjen si përgjigje e besës sonë.” – shtoi
ai. Më pas vazhdoi: “Mbretëria e Perëndisë është diçka
që njerëzit me vetëdije ose jo e caktojnë si qëllim të
ekzistencës së tyre dhe e quajnë si lumturia në shkallën
më të lartë të saj. Dhe besa është ajo që i jep njeriut
mundësinë e arritjes së këtij qëllimi.”
Duke përfunduar, Fortlumturia e Tij, Kirilli theksoi:
“Sot që festojmë triumfin e Kishës, do të përsëris dhe
unë nga ana ime atë që thanë Etërit gjatë shekujve 8-9,
por edhe në vazhdim. Të kemi gjithmonë shpresën tonë
te Krishti, sepse Ai na fali thesarin më të madh, atë të
Besës Orthodhokse, e cila na mbron nga çdo ngasje.”
Në fund të Liturgjisë, Patriarku u dhuroi dy astro-
nautëve rusë një ikonë të Shën Marisë me rastin e udhë-
timit hapësinor që do të kryhet në kujtim të 50-vjetorit
të të parit fluturim hapësinor të drejtuar nga njeriu.