EmailFacebookKontakt

Të forcohet dëshmia e përbashkët e komuniteteve fetare në Evropë

Konferença^tëJKiishterëtdheJslaininëJEvro£ë__
Të forcohet dëshmia e përbashkët e komuniteteve fetare në Evropë

Nga 12-16 shtator , në Sarajevë u mblodhënpërfaqësuesit
e besimeve të krishtera të Erropës, të mbledhura në
Konferencën Evropiane të Kishave dhe Këshillin e
Konferencave Episkopale (katolike), me përfaqësuesit
e besimit Mysliman. Me këtë rast, Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr
Anastasit, që ishte ndër relatorët kryesorë, iu dorëzua
Çmimi prestigjioz Evropian “Pro Humanitate”

Nënshkrimi i një mesazhi
final, në mbasditen e 15 shta-
torit, shënoi mbylljen e Kon-
ferencës të Krishterët dhe
Islami në Evropë. Në këtë rast,
Çmimi i shquar “Pro Hu­
manitate’’, i Fondacionit “Pro
Europa” iu dorëzua Kryepi­
skopit të Tiranës, Durrësit dhe
të gjithë Shqipërisë, Prof Dr.
Anastasit, për të nderuar
meritat e tij në kuadrin e
angazhimit të tij për paqen,
drejtësinë dhe tolerancën.
Më shumë se 80 pjesë-
marrës, të ardhur nga 26 vende
evropiane, morën pjesë në këtë
takim, nga 12 -16 shtator 2001.
Konferenca ishte orgnizuar së
bashku nga Konferenca
Evropiane e Kishave dhe Kë-
shilli i Konferencave Episko­
pale Katolike të Evropës.
Caktimi i Sarajevës kishte për
qëllim rikujtimin dhe rinovi-
min e një bashkëjetese paqëso-
re midis të krishterëve dhe my-
slimanëve, që kishte rezistuar
për shekuj, deri përpara luftës.
Takimi u hap zyrtarisht më
datën 12 shtator, nga President!
i Konferencës Evropiane të
Kishave, Mitropoliti Zheremi
Kalijorgjis i Parisit dhe zë-
vendëspresidenti i Këshillit të
Konferencave Episkopale Kato­
like, Arqiepiskopi Josip Bozaniç
i Zagrebit, në prani të përfaqë-
suesve të rëndësishëm politikë
të Bosnjës.
Përshëndeti si bujtës i
veprimtarisë edhe Kardinali
Arqiepiskop i Sarajevës, Mons.
Vinko Puljiç. Midis pjesë-
marrësve të lartë, nga komu­
nitetet e ndryshme fetare,
mund të përmenden kryetari i
myslimanëve të Bosnjës dhe
Hercegovinës, Reis-Ul-Ulema
Dr. Mustafa Ceriç, Kryepi­
skopi Anastas, Mgr. Zhan-Luk
Brunin, episkop ndihmës i
Lilës, si dhe mjaft teologë të
shquar dhe personalitete të
dalluara në dialogun ndërfetar
në Evropë.
Konferenca u zhvillua në
Seminarin e madh katolik, në
qendër të qytetit.
Përgjegjësinë organizative
të Konferencës e kishte ko-
miteti i përbashkët “Islami në
Evropë”, i përbërë nga 17
anëtarë të të dy organizmave
të krishterë, i cili është
konsulenti i tyre për çdo çështje
që ka të bëjë me marrëdhëniet
mes të krishterëve dhe mysli-
manëve në Evropë.
Të shokuar thellësisht nga
ngjaijet e 11 shtatorit në SHBA,
pjesëmarrësit shprehën ngu-
shëllimet e sinqerta për vik-
timat e atentateve terroriste
dhe familjet e tyre dhe mbajtën
një minutë heshtje në fillimin
e punimeve. Ata i dënuan këto
krime dhe u angazhuan për të
vazhduar, me impenjim të
shtuar, në shpirtin e kësaj ko-
nference, në rrugën e të drejtës,
të paqes dhe pajtimit në shoqë-
rinë e sotme evropiane.
Në ndërhyrjet e diskutimet
e pjesëmarrësve, u analizua
situata aktuale e marrëdhë-
nieve midis të krishterëve dhe
myslimanëve në Evropë dhe u
reflektua së bashku për mjetet
për të forcuar dëshminë e
përbashkët në mbrojtje të

vlerave të përbashkëta.
Në mesazhin final, të
nënshkruar nga të gjithë,
pjesëmarrësit në Konferencë,
ata formalizuan përgjegjësinë e
tyre të përbashkët në ndër-
timin e vlerave për Evropën.
Nënshkruesit u shprehën për
një intensifikim të takimeve
dhe dialogut midis të kri-
shterëve dhe myslimanëve në
të gjitha nivelet. Ata u anga-
zhuan edhe për të adoptuar një
qëndrim që respekton komu-
nitetet e tjera fetare, sidomos
duke ndërhyrë në fushat e
edukimit dhe formimit; duke
mbështetur në mënyrë aktive
institucionet për dialogun
ndërfetar, tashmë të krijuara
në mjaft vende evropiane apo
duke krijuar instrumentet
institucionale, të destinuara
për të favorizuar dialogun dhe
kuptimin reciprok. 5
Në qendër të diskutirneve
të kësaj Konference ishin sfidat
e mëdha në lidhje me marrë-
dhëniet midis të krishterëve
dhe myslimanëve në Evropën
e sotme, pasi në 20 vjetët e
fundit në shumicën e këtyre
vendeve është regjistruar një
shtim i ndjeshëm dhe forcim i
pranisë së besimit islam.
Pjesëmarrësit në këtë
Konferencë ishin të gjithë
dakord, se vetëm një kulturë e
re, që e shikon komunitetin
tjetër fetar në mënyrë të hapur,
mund të kontribuojë në zhvi-
llimin e një dëshmie të për-
bashkët, në kuadrin e debatit
të hapur për Evropën e vlerave.
Ky process kërkon gjithashtu,
të mësojmë që të trajtojmë më
drejt të shkuarën e përbashkët,
shpesh të dhimbshme, të ma-
rrëdhënieve midis të krish-
terëve dhe myslimanëve në
Evropë, dhe të kapërcehen
frika dhe paragjykimet e
shumta, që rëndojnë mbi gru-
pet e ndryshme fetare.
Në këtë drejtim, pjesë-
marrësit, të gjithë njëzëri,
këmbëngulën në rëndësinë e
edukimit fetar dhe të formimit,
që luajnë një rol kyç në mëny-
rën e e afrimit me komunitetet
e tjera fetare.
Korresp. i “Ngjalljes”