EmailFacebookKontakt

Tatjana Virgjëresha Martire (12 janar)

Ishte bijë e një romaku të shquar e të pasur, që u zgjodh tri herë konsull. Ajo nëpërmjet të ushtruarit të vazhdueshëm fitoi virtytet me epiqendër Krishtin. Për shkak edhe të veprimtarisë së saj u dorëzua dhiake e Kishës së Romës (Atëhere edhe gratë mund të dorëzoheshin dhiakone, por jo priftëresha dhe episkope).

Në kohën e Sevirit Aleksandër (v. 222-235), Tatjana (= atërore, ndofta) kapet nga idhujtarët dhe hyn bashkë me ta në tempull, duke u shtirë se do të respektonte dymbëdhjetë perëndite pagane, por me anën e lutjes ajo rrëzon idhujt! Prandaj e rrahin, i gërvishin qepallat me grepa, e varin dhe i shqyejnë trupin. Për ta poshtëruar i rruajnë kokën. Më pas e hedhin në zjarr dhe pastaj tek egërsirat. Meqënëse mbeti e pacënuar nga dy martirizimet, në fund i presin kokën.