EmailFacebookKontakt

Tani të gjitha u mbushën me dritë…

Në të gjitha kishat tona mund të gjeni librin më të ri të Kryepiskopit Anastas, në të citin për- mblidhen të gjitha mesazhet e Pashkëve të kë- tyre 15 viteve. Poshtë po japim pjesë nga pa- rathënia e shkruar nga Fortlumturia e Tij.

“Sipas Traditës së vjetër, Episkopi duhet t’i theksojë plotësisë së Kishës lokale mesazhin qendror të Ngjalljes së Zotit, që është një e vërtetë me rëndësi ontologjike dhe përbën ese- ncën dhe fuqinë e besimit të krishterë. Këto mesaz.be paskale, të botuara në këtë vëllim, kërkuan t’i përgjigjen detyrimit në fjalë, duke hedhur dritë gjithmonë në aspektet e ndryshme të këtij misteri të paafrueshëm dhe të pasojave të tij të drejtpërdrejta për jetën tonë. Secili prej tyre ka bërthamën e vet tematike, shenjën e vet dalluese në kobën e caktuar. Njëkohësisht të

Tani të gjitha u mbushën me dritë…
Në të gjitha kishat tona mund të gjeni librin
më të ri të Kryepiskopit Anastas, në të citin për-
mblidhen të gjitha mesazhet e Pashkëve të kë-
tyre 15 viteve. Poshtë po japim pjesë nga pa-
rathënia e shkruar nga Fortlumturia e Tij.
“Sipas Traditës së vjetër, Episkopi duhet t’i
theksojë plotësisë së Kishës lokale mesazhin
qendror të Ngjalljes së Zotit, që është një e
vërtetë me rëndësi ontologjike dhe përbën ese-
ncën dhe fuqinë e besimit të krishterë. Këto
mesaz.be paskale, të botuara në këtë vëllim,
kërkuan t’i përgjigjen detyrimit në fjalë, duke
hedhur dritë gjithmonë në aspektet e ndryshme
të këtij misteri të paafrueshëm dhe të pasojave
të tij të drejtpërdrejta për jetën tonë. Secili prej
tyre ka bërthamën e vet tematike, shenjën e vet
dalluese në kobën e caktuar. Njëkohësisht të
gjitha të marra së bashku, prekin të vërteta që
përmbajnë një rëndësi diakronike dhe për-
bëjnë një komentim të drejtpërdrejtë rreth pro­
blematics së kushteve historike dhe sociale
të kohës në fjalë.
* *
…Përmbledhja e tanishme shpresojmë të jetë
një udhërrëfyes i vogël për përafrimin e misterit
të përjetshëm të Ngjalljes së Krishtit, për pra-
ninë e dritës në jetën tonë të përditshme. Kemi
nevojë për dritë në zemrat dhe në jytyrat tona,
në marrëdhëniet tona me të tjerët, në marrë-
dhëniet midis popujve. Për dritë paskale, që
nuk perëndon, e cila dhuron kuptim, shpresë,
pasuri dashurie dhe fuqie të Perëndisë. Çdo
mendim, çdo fjalë e jona, çdo veprim, çdo çast
heshtjeje, le të ndriçohet me dritën e Ngjalljes.”