Në Sibiu të Rumanisë nga data 9-12 nëntor 2010, u zhvillua një konferencë me temë: “Lë- vizja Ekumenike në edukimin teologjik dhe në jetën e Kishave Orthodhokse”.
Ajo ishte një bashkëpunim i Këshillit Botëror të Kishave me Episkopatën e Sibiut dhe Fa- kultetin Teologjikë “Andrea Saguna”. Në të mo- rën pjesë rreth 30 përfaqësues, të cilët ishin nga pothuajse të gjitha Kishat Orthodhokse Lindore, nga Kishat Orthodhokse Orintale, nga Konfe- renca Evropiane e Kishave dhe nga institute teologjike. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua nga Episkopi ndihmës i Kryepiskopit, Hirësi Nikolla.
Në këtë konferencë u bë një prezantim i shkur- tër nga të gjitha përfaqësitë; se si e sa mësohet për lëvizjen ekumenike në institucionet teologjike të Kishave Orthodhokse dhe cila është e ardh- mja e studimeve ekumenike dhe e përpjekjeve ekumenike. Në këtë takim u theksua se Kisha Orthodhokse dhe shkollat teologjike kanë marrë pjesë në Lëvizjen Ekumenike që në fillimet e saj.
Në ditën e fundit të konferencës u bënë dy prezantime, nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Sa- simës Genadi dhe Dr. John Jillions (i Kishës Orthodhokse të Amerikës), më pjesëmarrjen e profesorëve të fakulteteve teologjike nga e gji- thë Rumania, mësues të Lëvizjes Ekumenike.
Kjo konferencë u mbyll me një “komunikatë”, në të cilën u pasqyruan në mënyrë të përmble- dhur diskutimet dhe konkluzionet e punimeve të saj.