Takimi mes të krishterëve, shprehje e dashurisë për Perëndinë dhe njëri-tjetrin
Kisha jonë është e vetëdijshme
për kultivimin e frymës së toleran-
cës dhe të bashkëjetesës fetare në
vend, duke kontribuar gjithmonë si
pjesëmarrëse aktive në këtë pro-
ces. Këtë vit, një aktivitet i tillë u
organizua më 18 janar, në qendrën
e re shpirtërore e arsimore “Tha-
vor”, nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, e cila u
angazhua me seriozitet për mba-
rëvajtjen e programit. Me pjesëma-
rrjen dhe mbështetjen e tyre, edhe
përfaqësuesit e Komunitetit Kato-
lik dhe të Bashkësisë së Kishave
Evangjeliste harmonizuan ambie
ntin e dashurisë së vëllezërve të kri-
shterë për njëri-tjetrin.
Takimi nisi dhe përfundoi me
biseda shpirtërore, njohje me njëri-
tjetrin, si edhe prezantim të veprim-
tarive të shumta të Kishës sonë,
përshëndetje të përzemërta dhe
miqësi të reja, të cilat janë “sythet”
e fryteve të ardhshme. Kjo është
edhe shprehje e ringritjes së komu-
niteteve në një fazë të re sprovash,
e cila na vë si detyrë forcimin dhe
përsëritjen e përpjekjeve për të
promovuar marrëdhëniet e mira që
kanë qenë të pranishme gjithmonë,
si edhe dialogun e bashkëpunimin
mes nesh, për të rritur rolin e komu-
niteteve fetare në shoqërinë shqip-
tare.