EmailFacebookKontakt

Takimi i gjashtë i ciklit: “Ligjërata të intelektualëve” – “Orthodhoksia dhe karakteristikat e saj”

Takimi i gjashtë i ciklit: “Ligjërata të intelektualëve”

“Orthodhoksia dhe karakteristikat e saj”

Të mërkurën e parë të muajit, më 5 prill, në kishën e Ungjillëzimit Tiranë, u zhvillua takimi i gjashtë i ciklit “Ligjërata të intelektualëve”.

Si rrjedhojë e mungesës për arsye shëndetësore të Kryepiskopit Anastas, ligjërata e radhës u mbajt nga teologu i njohur i Kishës sonë Z. Dhimitër Beduli. Ai u foli intelektualëve të pranishëm rreth temës “Orthodhoksia dhe karakteristikat e saj”, si dhe mbi detyrat që u dalin besimtarëve për ta njohur sa më mirë besimin tonë orthodhoks.

Në fund, nga të pranishmit iu dërgua një telegram me urimet më të mira për shërim të shpejtë, Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Korresp i “Ngjalljes”