Në fund të tetorit në Asizi u zhvillua takimi i 4-t ndërkombëtar për paqen. Ai u organizua
nga Papa Benedikti XVI, dhe ishte konceptuar si një pelegrinazh ku morën pjesë udhëheqës
fetarë nga e gjithë bota. Tema e takimit ishte “Pelegrinë të paqes, pelegrinë të së vërtetës”
dhe qe një rast lutjeje, refleksioni dhe dialogu rreth paqes dhe drejtësisë në botën e sotme.
Pjesa kryesore e programit u zhvillua në datën 27 tetor, ku pasdite u zhvillua një “marshim
për paqen”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga e gjithë bota të të gjitha besimeve të
krishtera, myslimane, hebre, budiste, shintoiste, induiste, animiste etj., dhe me pjesëmarrjen
për herë të parë të një përfaqësie të atyre që nuk i përkasin asnjë besimi, me bindje agnosticiste,
si shenjë vëllazërimi e mirëkuptimi të të gjithë njerëzve me vullnet të mirë pa asnjë dallim.
Në këtë takim, morën pjesë edhe përfaqësi të Kishave Orthodhokse dhe Patriarku Ekumenik
Vartholomeu I, i cili përshëndeti takimin. Kisha jonë u përfaqësua nga Kryepiskopi Anastas.