Prej disa muajsh, në ambientet e Qendrës Studentore të Kishës Orthodhokse në Tiranë zhvillohet takimi me çifte dhe familjarë. Ne- voja për të qenë bashkë, për t’u rri- tur në besim dhe për të ndarë për- vojat e jetës së përditshme solli në organizimin e këtyre takimeve fa- miljarët që kanë pasur lidhje me Qendrën Studentore që kur ishin studentë. Miqësia që ata kanë me familjarë të tjerë të komunitetit të Kishës e zgjeroi pjesëmarrjen në këto takime të përmuajshme. Syni- mi i këtij aktiviteti është që çiftet të mbështesin dhe të forcojnë njëri- -tjetrin në besim dhe jetën, si edhe të frymëzohen për t’i shërbyer të tjerëve në komunitet.
Pasditja e së dielës së 4 marsit, që ishte takimi i tyre i katërt, mblo- dhi së bashku mjaft çifte, shumë nga të cilët ishin të pranishëm me fëmijët tyre. Takimi i kësaj radhe
u përqendrua te kreshma dhe dobia e saj në familje. Pjesën e parë të ta- kimit e drejtoi Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni, i cili iu kujtoi edhe njëherë çifteve se qëllimi i kreshmës është kthimi te Perëndia, reflekti- mi personal dhe marrja e vendime- ve pozitive. Ai theksoi gjithashtu
mësimet e Etërve të Kishës, të ci- lët kanë folur mbi përfitimin shpir- tëror të kreshmës. “Shembulli i dashurisë, pendesës dhe përkushti- mit te Zoti është shembulli më i mirë që mund t’i japim njëri-tjetrit, por edhe fëmijëve” – theksoi Episkop Andoni.
Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti iu kujtoi pjesëmarrësve se kreshma është kohë për të menduar edhe për vëllezërit tanë në Krisht. “As- njëherë nuk duhet të harrojmë se ne duhet të jemi të parët që të ofroj- më mikpritjen tonë te gjithsecili.”
Më pas, takimi vijoi me bisedën e përbashkët, ku çdonjëri nga çiftet ndau me të tjerët diçka frymëzuese rreth kreshmës personale të kësaj Pashke, si edhe dha një përkufizim mbi të kuptuarit e kreshmës.
Harmonia dhe gëzimi i të qenit së bashku ishte mjaft i dukshëm. Rritja e miqësisë na bën që çdo herë e më shumë të ndajmë gëzimet dhe vizionet që kemi për të ardh- men në shërbim të misionit të Ki- shës. Koha e lirë në fund të takimit krijoi më tepër hapësira për miqësi dhe ndarje përvojash.
Ana Meni