EmailFacebookKontakt

Takime të miqve orthodhoksë nga Amerikë

Në Kishen e Shën Prokopit

E kremtja e Pentekostisë mblodhi në kishën e Shën Prokopit të rinj dhe besimtarë orthodhoksë të Tiranës në takimin me At Aleksandrin dhe priftëreshën Panajota Veroni, të ardhur nga Amerika. Shërbesa e Mbrëmësores, që u zhvillua nga At Lluka, ia la vendin bisedës me At Aleksandrin. Ai shprehu gëzimin e tij që ndodhej midis vëllezërish e motrash orthodhoksë dhe se të gjithë jemi një me Krishtin. Dashuria është ajo që duhet të karakterizojë të krishterët. Ashtu siç na do Krishti, edhe ne duhet të dimë të duam të tjerët. Priftëresha Panajota ndau me pjesëmarrësit përvojën që kishin pasur në përhapjen e fjalës së Perëndisë në Afrikë dhe më pas pjesëmarrësit “udhëtuan” për rreth 1 orë nëpër Afrikë në diapozitivat e shfaqura nga At Aleksandri e priftëresha Panajota. Në shumë pamje ishte fiksuar edhe Kryepiskopi Anastas gjatë shërbimit të tij atje.

Në Kavajë

Ditën e martë, më 3 qershor, At Aleksandri e priftëresha Panajota, së bashku me një grup të rinj, udhëtuan drejt Kavajës. Edhe aty të rinj dhe besimtarë orthodhoksë të qytetit kishin mbushur Kishën e Shën Nikollës. Të pranishmëve iu dha nga një ikonë në kujtim i këtij takimi.

Nina Gramo