EmailFacebookKontakt

Takime të përjavshme me intelektualë të njohur shqiptarë

Qendra e rinisë orthodhokse “Betlehem” në kryeqytet është kthyer në vatër të takimeve me intelektualë të njohur shqiptarë, të cilët përcjellin përvojën e tyre nga fusha të ndryshme të jetës tek të rinjtë orthodhoksë. Krahas aktivi- teteve të përditshme me natyrë shpir- tërore dhe kulturore, të rinjve por edhe intelektualëve kryeqytetas iu ofrohet një mundësi për të ndjekur referate mbi tematika që kapin pro- bleme specifike historike dhe aktu- ale. Informacioni dhe dijet kulturore të këtyre intelektualëve zgjojnë kurreshtjen e shumë pjesëmarrës- ve, të cilët mblidhen çdo të enjte në orën 1700 dhe ndjekin me inte- res këto takime. Një panoramë e përgjithshme dhe bashkëkohore e problematikës jepet përmes fjali- mit të të ftuarit dhe më pas disku- timi vazhdon me pyetje të ndryshme nga pjesëmarrësit.

Prof. dr. Pirro Thomo çeli i pari këtë aktivitet në mesin e muajit mars. Në këtë takim zoti Thomo foli për arkitekturën e kishave dhe për lashtësinë e tyre, madje nuk la pas dore edhe shpellat e eremitëve. Biseda u bë më interesante me pamje nga kisha të ndryshme të

vendit, të cilat u paraqitën me dia- pozitivë. Përveç informacionit mbi vlerat historike të këtyre ki-shave, z. Thomo u ndal edhe në vlerat shpirtërore dhe kulturore që kanë pasur ndër shekuj tek besim-tarët në veçanti dhe popullsia këto kisha, të cilat janë ndërtuar nga mjeshtër të kohë. “Falë kujdesit baritor të Kryepiskopit Anastas dhe mbështetjes së tij financiare që kap shifrën e rreth katër milionë

dollarëve, këto kisha janë rikon- struktuar dhe shumë të tjera janë ngritur nga themelet për ta mbajtur në këmbë, por edhe për të zhvilluar një traditë të pasur, të cilën e kemi trashëguar brez pas brezi” – theksoi Thomo.

“Problematika e mjedisit sot”- ti- tullohej tema e mbajtur nga një tjetër intelektual i njohur, prof. dr. Niko Pano. Ai foli për pasurinë e florës dhe faunës shqiptare si dhe kujdesin

që duhet treguar për të mbrojtur mje- disin. “Natyra dhe shpirti janë të li- dhura ngushtë, prandaj edhe shqipta- rët kanë ditur me finesë të përshtatin këto dhurata të Zotit në mjedise të qeta dhe shumë të bukura. Shumë manastire dhe kisha janë ngritur në ambiente me një natyrë të mrekullu- eshme, të cilat janë karakteristike për vendin tonë dhe me vlera të gjithan- shme për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë”- theksoi z. Niko Pano.

Takimi pasues u zhvillua me shkrimtarin dhe publicistin e njohur Gaqo Bushaka, i cili foli rreth rëndësisë por dhe problemeve që kalon në ditët tona letërsia shqiptare. Ai u ndal në periudha të ndryshme mbi rolin që ka pasur krijim- taria letrare në evoluimin e kultu- rës. Sipas Bushakës, aktualisht le- tërsisë i mungon kritika, e cila do ta konsolidonte dhe do t’ i jepte më shumë peshë cilësisë në këtë fushë. Më tej ai iu përgjigj pyetjeve të të rinjve dhe të ftuarve të tjerë.

Takime të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen çdo të enjte në qe- ndrën e rinisë orthodhokse “Betlehem” në Tiranë me profesorë dhe ekspertë të njohur.

I.Koti

Takime të përjavshme
me intelektualë të njohur shqiptarë