Një takim vëllazëror ishte ai me Kryepiskopin e Qipros, Fortlumtu- rinë e Tij Krisostomos II, të cilit i bëri vizitë në Selinë e Kryepiskopa- tës. Kryepiskopi i Qipros së bashku me hierarkë të tjerë të kishës lokale kishin dalë për të pritur Kryepi- skopin Anastas në aeroportin e Llarnakas. Në takimin e dy prima- tëve u shkëmbyen mendime për çështje me të cilat përballen të dyja Kishat tona motra, si dhe të dinami- kës së marrëdhënieve ndërortho- dhokse e ndërkristiane.
Në mungesë, për arsye pune të Presidentit të Qipros, Kryepiskopi u prit në Selinë e Parlamentit nga Kryetari i Parlamentit të Qipros z.
Takime në Qipro
Mario Karojan. Ai e uroi Fortlum- turinë e Tij Anastasin për nderimin që i bëhet nga Universiteti i Qipros dhe në vazhdim e vuri në dijeni të nismave të ndryshme që ndërmerr Qiproja për forcimin e marrëdhë- nieve në rajonin e Mesdheut dhe në këtë kuadër edhe me Shqipë- rinë. Kryepiskopi Anastas nënvizoi në veçanti parimin e bashkëjetesës paqësore, si një vlerë mbarënjerë- zore, që forcon paqen dhe miqësinë mes popujve dhe që përbën parimin bazë dhe përshkon të gjithë veprën që po realizohet në Kishën Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kryepiskopi Anastas bëri vizitë edhe në përfaqësinë e Lidhjes
Panqipriote të Nëpunësve Publikë, ku sekretari i saj, z. Gll. Haxhipetro, i dorëzoi një ndihmë financiare në mbështetje të punës së Kishës në Shqipëri. Kryepiskopi shprehu falë- nderimet e tij dhe tha se ky kontribut do të vihet në dispozicion të ngritjes së një kishe në zonën e Gjirokastrës.
Gjatë kësaj vizite Kryepiskopi shoqërohej nga Episkopi i Apollo- nisë, Hirësia e Tij Nikolla.
Vizita dhe në veçanti, ceremo- nia e ligjërata në Universitet, u pasqyruan gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike të Qipros e më gjerë.
(Korresp. NGJALLJA)