Takim shkencor në Qendrën Diagnostike “Ungjillëzimi”
Më 5 tetor, Qendra Orthodhok
se Diagnostike “Ungjillëzimi” or-
ganizoi një takim shkencor shqip-
taro – grek mbi çështjet e ortope-
disë dhe fizioterapisë.
Ky takim u organizua në ba-
shkëpunim të qendrës me grupin e
specialistëve shqiptarë të shërbimit
universitar të ortopedisë dhe me
specialistë ortopedë dhe fiziote-
rapistë të qendrave spitalore të
Athinës.
Në takim morën pjesë mjaft
mjekë specialistë të ftuar dhe nga
institucionet e tjera si: shërbimi i
ortopedisë, reumatologjisë, fiziote-
rapisë, QSUT, poliklinika qendrore,
Instituti i Fizkulturës etj.
Ky takim u nderua me ardhjen
dhe pjesëmarrjen e Fortlumturisë
sëTij Kryepiskopit Anastas, i Cili
përshëndeti pjesëmarrësit, mysafi-
rë e vendas, dhe shprehu fjalët më
të ngrohta për iniciativën dhe orga-
nizimin e këtij takimi shkencor
shqiptaro – grek.
Krahas punës diagnostike dhe
mjekuese kjo qendër ka krijuar
lidhje të mira edhe me specialistë
të tjerë të ardhur nga Greqia dhe
SHBA. Të tilla janë ato në fushën
e okulistikës, djegieve, stomatolo-
gjisë, kardiologjisë dhe kirugjisë.
Në hapje, në emër të mjekëve
shqiptarë përshëndeti Prof. Dr. Tho
ma Kristo, i cili ndër të tjera tha:
“Ky takim organizohet tek ne në
një përiudhë kur së shpejti do të
festojmë 3-vjetorin e hapjes së Qc-
ndrës Orthodhokse Diagnostike
“Ungjillëzimi”. Me këtë rast, të
nderuar kolegë, më lejoni që në
emrin tuaj dhe të sëmurëve që janë
paraqitur dhe mjekuar tek ne, t’i
shpreh falënderimet më të përze-
mërta dhe mirënjohjen e thellë
Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit
Anastas. Eshtë iniciativa e Tij,
mbështetja materiale dhe morale
që u ndërtua dhe u çel kjo Qendër
e cila është njëra nga më të mirat
në vendin tonë…
Eshtë merita dhe kontributi i Tij
që kjo qendër u pajis me aparatura
dhe laboratorë modernë, bashkëko-
horë. Në këtë mënyrë u krijuan ku-
shtet e favorshme për të përcak-
tuar një diagnozë të saktë dhe të
shpejtë. Kjo ka ndihmuar shumë
jo vetëm të sëmurët që banojnë në
Tiranë, por edhe shumë të tjerë që
vijnë nga rrethet e tjera dhe mba-
rojnë punë brenda ditës ose më
rrallë brenda 2 ditëve…
FortlumturiaeTij Kryepiskopi
Anastas, si Profesor dhe shkencë-
tar jo vetëm që krijoi kushtet e
lartpërmendura, por tërhoqi në
këtë institucion mjekë dhe personel
të mesëm mjaft të kualifikuar si:
profesorë, asistent profesorë,
doktorë shkencash, madje disa prej
tyre u dërguan për specializime
afatgjatë dhe jashtë shtetit. Ne e
vlerësojmë shumë këtë privilegj
dhejemi përpjekur tëjapim maksi-
mumin e dijeve tona dhe me një
sjellje humane i shërbejmë sa më
mirë të sëmurëve…”.
Me fjalët më të ngrohta në këtë
takim përshëndeti zonja Niki Vas-
kali, në emër të mjekëve të ardhur
nga Greqia. Ajo falënderoi për fte-
sën dhe bashkëpunimin në këtë
veprimtari shkencore dhe shprehu
gadishmërinë që edhe në të ardh-
men të organizohen takime të tilla
në shumë fusha të mjekësisë.
Pa i shtjelluar në hollësitë tek-
nike, referimet ishin me një nivel
të lartë shkencor të paraqitura nga
specialistët grekë Dr. Athansios
Bathelos, Dr. Georgios Matsinos,
Dr. Aleksandrios Sideris ashtu dhe
atyre shqiptarë: Prof. Dr. Pëllumb
Karagjozi, Dr. Mira Ziçishti dhe
Besa Vukatana.
Referimet u pritën me shumë
interes nga pjesëmarrësit dhe u
pasuruan me pyetje dhe diskutime.
Në fund pjesëmarrësve u shpër-
ndanë edhe çertifikatat përkatëse
të këtij takimi shkencor.
Korresp. i “Ngjalljes ”