Takim rinor në Dioqezën e Beratit
“Të gëzuar me shpresën e Zotit”
Berati, mirëpriti nga 2-4 nëntor të rinjtë orthodhoksë
të kësaj Mitropolie, në Takimin e tyre me temë: “Të gëzuar
me shpresën e Zotit”. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas
dhe me organizimin e Zyrës Kombëtare Rinore, u zhvillua
një veprimtari që do të mbahet mend gjatë nga rreth 80
të rinjtë pjesëmarrës.
Veprimtaria nisi pasditen e 2 tetorit, me Shërbesën e
Mbrëmësores, në kishën e Shën Spiridhonit, në lagjen
Gorricë. Në mbrëmje, pasi u prezantua programi i çdo
grupi, të gjithë së bashku morën pjesë në lojërat argëtuese.
Dita për të krishterët fillon me lutje drejtuar Perëndisë,
prandaj të shtunën në mëngjes të gjithë të rinjtë shkuan
përsëri në kishën e Shën Spiridhonit. Pas kësaj filloi
veprimtaria.
Referati i parë u mbajt nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia
e Tij Ignati: “Ekzistenca jonë ngjan me një anije që çan
detin e jetës dhe ka si paracaktim qiellin. Por shpeshherë
ky det tronditet nga dallgët e ngasjeve dhe sulmohet nga
erërat e fuqishme të provave të ndryshme. Dhe në këtë
rast skafi i ekzistencës sonë lëkundet dhe rrezikon të për-
plaset në shkëmbinjtë nënujorë të dëshpërimit dhe të pa-
besisë. Kështu që na duhet spiranca, domethënë shpresa.
Me një ndryshim, se kjo nuk mbështetet në rërën e fundit
të detit të paqëndrueshëm, por në shkëmbin e palëkundur
të Perëndisë së tërëfuqishëm. Nuk lëshohet poshtë, por
depërton në qiellin, që mbahet nga vetë Zoti i gjithëpu-
shtetshëm” – theksoi Hirësi Jgnati.
Pastaj, fjalën e mori murgu Serafim, i cili foli mbi temën
e vetëvrasjes dhe pasojave të saj.
Programi vijoi në pasdite me vizitën në kalanë e qytetit,
ku ata që nuk e kishin vizituar më parë patën mundësinë
të njiheshin me vlerat historike të saj. Pas Mbrëmësores,
u mbajt edhe një referat, nga z. Miron Çako, me temë:
“Mos kini frikë, unë e munda botën”.
Në mbrëmje, studentët e Akademisë prezantuan me
power-point veprimtarinë dhe jetën e shkollës. Ditën e
diel, Liturgjia Hyjnore u celebrua në kishën e Shën
Spiridhonit dhe u drejtua nga Hirësi Ignati.
Harallamb Meçi