EmailFacebookKontakt

Takim Patrikana e Moskës – Vatikan

ITALI

Takim Patrikana e Moskës – Vatikan

Një delegacion i Kishës Ruse shkoi nga 7-8 maj në Bari, për një takim me përfaqësues të Vatikanit, rreth problemeve ndërfetare në Ukrainë, ku marrëdhëniet ndërmjet orthodhoksëve dhe uniatëve janë veçanërisht të tendosura mbas njohjes zyrtare të para 7 vjetëve të kishës uniate.

Përfaqësuesit e të dy delegacioneve ranë dakord për të denoncuar të gjitha format e dhunës dhe që të promovojnë një inisiativë për kapërcimin e gjendjes. Gjatë takimit, të dy delegacionet morën pjesë në përkujtimin e transferimit të lipsanit të Shën Nikollës nga Myra e Liqisë në Bari.

Delegacioni orthodhoks drejtohej nga Mitropoliti Cirill i Smolenskut, përgjegjës i departamentit të marrëdhënieve të jashtme të Patrikanës së Moskës, ndërsa ai katolik nga Eduard Kasidi, president i Këshillit papnor për unitetin e të krishterëve. Gjithashtu, ishin të pranishëm përfaqësues të Kishës Orthodhokse dhe asaj uniate të Ukrainës.

Marrë nga SOP-i (“Shërbimi Orthodhoks i Shtypit, Franco”)