EmailFacebookKontakt

Takim ndërfetar

Rumani

Takim ndërfetar

Në qendrën kulturore kishtare Shën Danieli i Sihastrias, pranë Manastirit të Shën Danielit në Durau, u zhvillua Takimi i 26-të ndërfetar dhe ndërkombëtar i grave të kushtuara misionit kishtar.

Metropoliti Daniel i Moldavisë, përshëndeti pjesëmarrësit e më pas, dy murgesha, një orthodhokse bullgare dhe tjetra katolike spanjolle, folën për temën e ripajtimit të njeriut me Perëndinë. Për monakizmin, si mjet përhapje kulture ndër popujt, në histori dhe sot, u fol nga murgesha rumune Agapia dhe At Mishel Van Paryjs, superiori i abacisë të Shevetonj në Belgjikë. Folën edhe mitropoliti Emilianos (Patrikana Ekumenike, Zvicër), at Joanis Balan, igumen i manastirit të Sihastrias (Rumani) dhe at Athenagora Peckstad (Patrikana Ekumenike, Belgjikë).

Pjesëmarrja e murgjve dhe murgeshave Orthodhokse, katolike e protestante nga Belgjika, Bullgaria, Spanja, Franca, Italia, Polonia, Zvicra dhe Ukrahina, si dhe prania e igumeneve të manastireve të grave të Rumanisë, e ktheu takimin jo vetëm në një moment ndarje përvoje, por edhe një rrugë afrimi nëpërmjet traditave të ndryshme, konkretizuar kjo edhe nga lutja e përbashkët tri herë në ditë.

Në fund u bënë vizita në manastiret e rajonit, për t’u njohur me traditën e pasur monastike rumune.