Më 11 maj, pedagogë dhe studentë të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, të Kolegjit Universitar “LOGOS”, morën pjesë në simpoziumin e përvitshëm ndërfetar me dy shkollat e tjera teologjike në vendin tonë: Seminarin Ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të Mirë”, në Shkodër dhe Departamentin e Shkencave Islame të Kolegjit Universitar “Bedër”, Tiranë.
Tema e simpoziumit të sivjetshëm ishte: “Shpresa për jetën e amshuar dhe jeta në këtë botë”. Ai u zhvillua në mjediset e Seminarit Ndërdioqezan në Shkodër. Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës u përfaqësua nga pedagogë dhe studentë.
Pas drekës së përbashkët, u zhvillua një vizitë në Muzeun “Marubi”, ku u mirëpritën nga Drejtori i Muzeut. Më pas, pedagogët dhe studentët e Departamentit tonë vizituan kishën orthodhokse “Lindja e Krishtit”, si dhe Shirokën.
E.K.