EmailFacebookKontakt

Takim midis orthodhoksëve dhe hebrenjve

Në Selanik u zhvillua në fund të majit një takim dyditor midis orthodhoksëve dhe hebrenjve. Në të merrnin pjesë Patriku Ekumenik Vartholomeu I, Kryetari i Kongresit Botëror Hebre, Rabi Israel Singer, rreth 60 delegatë të të dy besimeve, nga e gjithë bota. Në fund pati edhe një komunikatë të përbashkët, që bënte thirrje për t’u përpjekur për të “edukuar besimtarët e të dy feve të promovojnë marrëdhënie të shëndosha, të bazuara në respektin e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin, për t’iu kundërvënë fanatizmit. Pjesëmarrësit vizituan edhe muzeun hebre të Selanikut, komunitetin hebre etj.

Në fjalën e Tij, Patriku Ekumenik, duke shprehur “dhembjen e pafund” për dhjetëra-mijëra viktima çifute të Luftës së Dytë Botërore, tha se duhet të luftojmë për krijimin e një bote paqeje, ku njerëzit të bashkëjetojnë në harmoni.