Më datë 2 maj, Kisha e Shën Thanasit në Elbasan do të ishte mikpritësja e të rinjve të këtij qyteti dhe e atyre të ftuar nga Tirana në një takim të përbashkët të organizuar nga të rinjtë elbasanas në bashkëpunim me katekistin që jep mësimet në këtë qytet, Spiro Prifti. Në takim ishin të pranishëm dhe klerikët e qytetit. Pas himnit “Krishti u Ngjall”, takimi do të vijonte me një predikim të at Luka Veronit dhe më pas me udhëtimin drejt Malit të Shenjtë, nëpërmjet diapozitivave që u shfaqën për të pranishmit.
Shërbesa e Mbrëmësores do të mbyllte këtë pasdite të këndshme mes të rinjve të qyteteve të ndryshme, por që i bashkon një besim, një dashuri, si vëllezër e motra më Krishtin.
Në përfundim, bashkë me mbresat dhe shpresa, që takime të tilla të jenë më të shpeshta për afrimin dhe lidhjen midis të rinjve të qyteteve të ndryshme.
Nina Gramo