Në datën 4 qershor 2024 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar në Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, morën pjesë Kryepiskopi Anastas, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2024, Haxhi Bujar Spahiu, Imzot Angelo Massafra, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti, Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Hirësi Asti Bakallbashi, Av. Sheldiana Jano Agaraj dhe znj. Sonila Rëmbeci.
Gjatë këtij takimi u vlerësua puna e bërë prej disajavësh me grupin e ekspertëve në lidhje me projektligjin e fundit, për të cilin komunitetet fetare hartuan një deklaratë të përbashkët. Në takim u vu sërish theksi në vlerat e përbashkëta dhe në punën që po bëhet në kuadër të ruajtjes së familjes tradicionale në Shqipëri.
Të gjithë anëtarët e Bordit të Presidencës folën dhe për punën që bën secili komunitet në ndërgjegjësimin dhe promovimin e vlerave të familjes tek besimtarët.