EmailFacebookKontakt

Takim me të rinjtë orthodhoksë të kryeqytetit

“Kemi hyrë në Kresh- mën e Madhe. Është një periudhë që duhet ta jetoj- më në mënyrën e drejtë”. Me këtë mesazh iu drejtua Kryepiskopi Anastas të rinjve orthodhoksë të Tiranës, në takimin që u zhvillua në qendrën rinore “Bethlehem”, mbrëmjen e 5 marsit.

Kjo veprimtari ishte konceptuar në formën e një bisede të lirë, ku të rinjtë dhanë përvojën e tyre në realizimin e programeve dhe veprimtarive që organi- zon Kisha jonë brenda dhe jashtë vendit. Kryepiskopi u interesua për ecurinë e punës me studentët e Universitetit të Tiranës, që ba- nojnë në Qytetin Studenti, si edhe me të rinjtë aktivistë të kryeqytetit.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryepiskopi foli edhe për rëndësinë e kreshmës në jetën tonë shpirtërore: “Si- kundër të gjitha troparet e

theksojnë, nuk duhet të ku- fizohet kreshma thjesht në çështjen e ushqimit, por duhet të shtrihet dhe të zgjero- het edhe në shumë gjëra të tjera. Pra, duhet të bëhet kreshmë në sy, në veshë, me gojë, në fantazi, në ze- mërimin që ne ushqejmë dhe në shumë gjëra të tjera, të cilat na ndyjnë më tepër sesa e bëjnë këtë ushqimet që ndalohen në këtë periu-

dhë… Kjo është një kohë pu- ne shpirtërore dhe të gjithë ne duhet ta gëzojmë, sepse Zoti na fton të transformo- hemi me anë të hirit të Tij.”

Gjithashtu Kryepiskopi theksoi rëndësinë e takime- ve shpirtërore.

“Në këtë periudhë duhet t’i jepni më shumë rëndësi faktit që të merrni pjesë në takimet shpirtërore dhe në çdo gjë që kontribuon në ri-

përtëritjen tuaj shpirtëro- re… Tani që jeni të rinj duhet të bëni një përpjekje më të madhe. Ajo që na kërkon Zoti nuk është diçka e vo- gël. Ai na kërkon zemrën. Edhe sikur kjo të duket e tepruar, ai na kërkon që gjithsecili nga ne të bëjë përpara drejt shenjtërimit.

…Gjithsecili nga ne kur lartësohet shpirtërisht, tërheq me vete gjithë sho- qërinë e tij; tërheq me vete mbarëKishën: tërheq mbarë botën ku ai ndodhet”.

Le të gëzojmë këtë pe- riudhë kaq të madhe me më tepër lutje dhe autokritikë, duke pasur më tepër dhemb- shuri dhe kuptim për njëri- tjetrin. Në detyrat tona të kemi sa më shumë paqe dhe gëzim për kryerjen e tyre”, – e mbylli fjalën e tij Kryepiskopi Anastas.

Ky takim u mbyll me një darkë të përbashkët.

I. K.