EmailFacebookKontakt

Takim me të rinjtë i Mitropolitit të Diokleas

Takim me të rinjtë i Mitropolitit të Diokleas
Të rinj orthodhoksë nga El-
basani, Kavaja, Durrësi dhe Tirana,
u mblodhën në dt. 29 shtator në
Qendrën shpirtërore-arsimore
“Thavor”, për t’u takuar dhe për
të ndjekur nga afër dy referatet e
Mitropolitit të Diokleas, Hirësi
Kalistos Ware. Pjesëmarrja e Imzot
Kalistosit konsiderohej një bekim i
veçantë në Shqipëri, pasi fjalimet
e tij dhe përvoja shpirtërore janë
të njohura në mbarë botën ortho-
dhokse. Mitropoliti i Diokleas foli
gjatë dy temave të këtij takimi për
rëndësinë e lutjes, duke vlerësuar
se lutja është marrëdhënie e për-
hershme me Perëndinë. Ai theksoi
se të lutesh, do të thotë të qëndrosh
para Perëndisë, të jesh me mendje
në zemër dhe të qëndrosh derisa
të mbarosh jetën. “Lutje do të tho-
të të dëgjosh Perëndinë në një

dialog personal. Lutja e Jisuit është
shumë e dobishme kur je i dëshpë-
ruar, ose kur ke dhimbje trupore.
Gjeni Jisuin në heshtje, gjeni Jisuin
kudo”, – tha gjatë fjalimit Mitropo-
liti. Të rinjtë orthodhoksë bënë py-
etje rreth përqendrimit dhe kohës
së lutjes, duke u ndalur edhe tek
disa probleme sociale të kohës,
veçanërisht të ndikimit të teknolo-
gjisë dhe epokës së re të internetit.
Hirësi Kalistosi iu bëri thirrje të rinj-
ve të jenë përzgjedhës të mirë dhe
vigjilentë në jetën e tyre, duke re-
flektuar gjithmonë Krishtin dhe jo
imazhin e botës.
Korresp. i “Ngjallja”