Biellorusi
Takim me njerëzit e kulturës
Më shumë se 250 priftërinj orthodhoksë dhe përfaqësues të botës së kulturës, të ardhur nga Biellorusia, Rusia e Lituania, morën pjesë në sesionin e katërt të “Lexime pedagogjike – Shën Efrosini e Plotskut, në Minsk. Tema e takimit ishte “Sensi fetar, moral dhe kulturor i orthodhoksisë në rinovimin e edukimit”. Merrnin pjesë dhe mitropoliti Fillaret i Minskut, eksark i Patrikanës së Moskës në Biellorusi, at Joan Ekanomcev, rektor i universitetit orhodhoks Shën Joan Pagëzori i Moskës, ministri i edukimit i biellorusisë dhe një këshilltar i presidentit Lukaçenko.
Mitropoliti Fillaret në Qalën e tij hapëse shprehu gëzimin për rrugën e mbarë të projektit të futjes së katekizmit dhe historisë së Kishës në programet shkollore Bielloruse, e para nga republikat ish-sovjetike që përgatitet ta bëjë këtë hap.