EmailFacebookKontakt

Takim me klerikët e Mitropolisë

Takim me klerikët e Mitropolisë
M
ë 22 qershor në mëngjes, para kthimit në Tiranë,
Kryepiskopi mori pjesë në takimin e rregullt
mujor të klerikëve të Mitropolisë së Shenjtë të Gjiro-
kastrës, që e drejtonte Mitropoliti Dhimitër. Fortlum-
turia e Tij thekoi nevojën e rigjenerimit të vazhdueshëm
shpirtëror të klerikut përmes studimit të Shkrimit të
Shenjtë dhe lutjes, në mënyrë që të jenë mbështetje
dhe ngushëllim për popullin Orthodhoks. Gjithashtu,
në mënyrë më konkrete, ai iu referua detyrimit që ka
secili nga priftërinjtë që, si me shembullin personal të
të jetuarit dhe sjelljen, ashtu dhe me punë konkrete të
nxisin të rinjtë e përshtatshëm për t’u bërë pjesë e
klerit të nderuar Orthodhoks.
Me një program kaq intensiv edhe kjo vizitë e
Kryepiskopit Anastas, sikundër edhe shumë të tjera
në të kaluarën, përbën një ngjarje të bekuar për klerin,
popullin besimtar dhe sidomos për brezin e ri. U gjallë-
rua ndjenja e besimit e grigjës Orthodhokse. Me lajmet
e gëzuara që u komunikuan do të ngrihet më tej vepra
e Kishës në trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës.