Më 21 qershor u zhvillua një takim i gjerë i Kryepiskopit Anastas me rreth 150 intelektualë orthodhoksë të kryeqytetit.
Në fillim Fortlumturia e Tij vuri në dukje arritjet e kishës në këto 3 vjet ringjalljeje të mrekullueshme dhe rolin që duhet të lozin intelektualët orthodhoksë për zgjerimin dhe konsolidimin e tyre, në radhë të parë, duke njohur më mirë besimin tonë orthodhoks dhe me një kontribut më aktiv për punët e Kishës.
Në takim folën mjaft pedagogë, inxhinierë, arsimtarë etj., të cilët shprehën mendime rreth mundësive të afrimit të tyre për të ndihmuar në mbarëvajtjen e punëve të Kishës. U shtrua gjithashtu edhe kërkesa dhe u aprovua ngritja e një organizmi koordinues të intelektualëve, brenda kuadrit të Kishës, një lidhjeje të tyre, për organizimin më konkret të së cilës do të konkludohet në të ardhmen, pas konsultimeve sa më të gjera.