EmailFacebookKontakt

Takim i të rinjve orthodhoksë të Ballkanit në Bullgari

Në datat 17-21 shtator, në Manastirin e hirshëm të Shën Gjergjit në Haxhidimovo të Bullgarisë, u organizua Asambleja e Pestë e Për- gjithshme e Federatës Rinore të të Rinjve të Ballkanit, BOYA (Balkan Orthodox Youth Association), në të cilën u diskutua plani i aktiviteteve nga drejtuesit e saj për katër vitet e ardhshme. Në Asamble morën pjesë përfaqësues nga Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.

Gjatë zhvillimit të punimeve u caktua bordi i ri drejtues me anë- tarë nga të gjitha vendet pjesëma- rrëse. Presidenca e radhës për ka- tër vitet në vazhdim u vendos t’i përkasë Rumanisë, duke u zgje- dhur në këtë post Katalin Todea.

Te gjitha kishat pjesëmarrëse për- faqësohen me një zëvendëspre- sident.

Kisha jonë u përfaqësua nga koordinatori i Zyrës Qendrore Ri- nore, Joan Meni. Sekretar i përgjith-

shëm u zgjodh i riu nga Athina Vasilis Petrolekas, i cili zëvendësoi pa- raardhësin e tij Janis Zervos, i cili për 20 vjet me radhë kontribuoi në mënyrë të vazhdueshme për mba- rëvajtjen e të gjitha programeve të BOYA-s.

Federata Rinore e të Rinjve të Ballkanit funksionon dhe i zhvillon aktivitetet e saj me bekimin e Patri- arkanës Ekumenike, si dhe të ki- shave të tjera orthodhokse të Ball- kanit, që prej vitit 1993. Qëllimi krye- sor i këtij organizmi është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të të rinjve orthodhoksë dhe nxitja e ba- shkëpunimit mes kishave orthodho- kse të Ballkanit, nëpërmjet lëvizje- ve të tyre rinore.

J. M.