EmailFacebookKontakt

Takim i “Syndesmos” në Minsk

Bjellorusi

Takim i “Syndesmos” në Minsk

50 të rinj orthodhoksë, përfaqësues të mbi 25 organizatave orthodhokse nga Evropa Lindore e Perëndimore, u mblodhën në Minsk të Bjellorusisë nga 24 shkurt deri më 4 mars 1995, në një takim të organizuar nga “Syndesmos”, Shoqata ndërkombëtare e të rinjve orthodhoksë. Pjesëmarrësit mësuan gjatë kësaj kohe për kishat e njëri-tjetrit, për organizatat e rinisë orthodhokse dhe planifikuan format e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjithashtu vizituan kisha dhe komunitete orthodhokse në vend dhe u pritën nga episkopi i Minskut, Konstandin, në seminarin teologjik dhe nga mitropoliti Fillaret, eksark orthodhoks i Bjellorusisë, i cili ftoi “Syndesmos” të zhvillojë veprimtarinë e vet në Bjellorusi. Grupi i “Syndesmos” u prit në Parlament dhe Ministrinë për çështjet e rinisë. Aktiviteti tërhoqi interesim të gjerë në mjetet e informacionit masiv me intervista të drejtuesve të “Syndesmos” në Radio dhe Televizion. Aktiviteti ishte rezultat i bashkëpunimit me organizatën më të madhe orthodhokse në Bjellorusi, vëllazërinë “Tre martirët e Vilnyas”. Popullsia e Bjellorusisë prej 10 milionë banorësh është 85% të krishterë orthodhoksë.