EmailFacebookKontakt

Takim i përfaqësuesve të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë në Kryepiskopatën e Shenjtë

Takim i përfaqësuesve të Vëllazërisë Ungjillore
të Shqipërisë në Kryepiskopatën e Shenjtë

Të hënën, 14 nëntor, me ftesë të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasit, bënë një takim në Kryepiskopatën Orthodhokse përfaqësues të Vëlla- zërisë Ungjillore të Shqipërisë. Për- faqësia përbëhej nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të kryesuar nga pastor Fitor Muçaj, President i kësaj Vëllazërie. Në pritje merrnin pjesë edhe Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni, si dhe klerikë e laikë me detyra drejtuese në Kryepiskopatë.

Kryepiskopi Anastas u shprehu miqve mirëseardhjen, duke theksu- ar nevojën e dialogut, njohjes dhe të bashkëpunimit, si dhe të shkë- mbimit të mendimeve dhe përvoja- ve për perspektivat e përhapjes së fjalës së Ungjillit në shoqërinë e sot- me shqiptare. Fortlumturia e Tij theksoi edhe bashkëpunimin e hershëm me Vëllazërinë Ungjillore dhe takimet e shumta ku kemi ma- rrë pjesë së bashku dhe veçanë- risht në Shoqërinë Biblike Ndër- konfesionale, ku është punuar në mënyrë të frytshme dhe krijuese. Ai u kërkoi gjithashtu miqve që të

flisnin për strukturën dhe përpjekjet e kësaj Vëllazërie, duke u bërë të njohur edhe organizimin dhe punën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pastor Fitor Muçaj shprehu fa- lënderimin për ftesën dhe dëshirën për t’i çuar më tej këto marrëdhë- nie midis vëllezërish të krishterë. Ai

vlerësoi veçanërisht figurën dhe rolin e Kryepiskopit Anastas dhe bëri një prezantim të Komitetit Ekzekutiv të VUSH dhe të mënyrës së tij të punës.

Prezantim dhe një njohje me veprimtarinë dhe punën bënë edhe anëtarët e tjerë të përfaqësive.

Takimi u mbyll me ngrohtësi dhe

besim në bashkëpunim e marrëdhë- nie të mira edhe në të ardhmen.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipë- risë përbëhet nga 135 kisha dhe organizata të krishtera protestante, që veprojnë në vendin tonë. Ajo u njoh si komunitet fetar nga shteti më 22 nëntor 2010.

Korresp. i “Ngjallja”