Më 10 nëntor 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi takim të përbashkët me përfaqësues të Komuniteteve Fetare të Shqipërisë. Merrnin pjesë kryetar dhe përfaqësues nga të pesta Komunitetet Fetare të vendit, klerikë, teologë, psikologë, pedagogë, studentë dhe vullnetarë. Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose theksoi me mirënjohje praninë dhe kontributin shumëvjeçar të Komuniteteve Fetare për të burgosurit në vend.
Ai kërkoi gjithashtu mbështetjen e tyre për të vazhduar misionet e tyre në të ardhmen, duke ndihmuar në edukimin shpirtëror, etikë dhe kulturor. Në këtë takim u diskutuan edhe tema të ndryshme të karakterit praktik dhe teknik për një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Takime të tilla të frytshme mes Komuniteteve Fetare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të vijojnë.