EmailFacebookKontakt

Takim i Kryepiskopit me intelektualët korçarë

Pas kremtimit të ndritshëm të Ujit të Bekuar në Pogradec, Kryepiskopi Anastas vajti në qytetin e Korçës. Si zakonisht, në hyrje të qytetit, Kryepiskopi u prit nga besimtarë të shumtë, që i uruan mirëseardhjen. Më pas autokolona e veturave hyri në qytet dhe u drejtua për në qendër, ku po ngrihet katedralja e re madhështore “Ngjallja e Krishtit”.

Në orën 17.30 në kishën “Burimi Jetëdhënës”, që ishte mbushur si asnjëherë tjetër nga intelektualë korçarë, Kryepiskopi Anastas mbajti ligjëratën “Zemra e spiritualitetit të krishterë: – Eukaristia”.

Pas ligjëratës, takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të ngrohtë, ku Kryepiskopi iu dha përgjigje mjaft pyetjeve, si teologjike ashtu edhe praktike.

Në fund, Kryepiskopi Anastas, autoritetet lokale, dhe gjithë pjesëmarrësit, ndoqën koncertin e përgatitur me këtë rast, i cili përmbante interpretime të muzikës kishtare nga kori i të rriturve, ai i fëmijëve, si edhe nga orkestra.