Takim i grave orthodhokse
Të dielën, 9 maj, kur Kishajonë
feston gratë miroprurëse, në një
nga mjediset e Katedrales së re
“Ngjallja e Krishtit”, u bë një takim
i përbashkët i grave orthodhokse
të Lidhjes së Tiranës dhe të fsha-
trave Rrushkull e Jubë, të Durrësit.
Aktiviteti kishte për qëllim forcimin
e lidhjes së krishterë midis këtyre
grave dhe shkëmbimin e përvojave
të tyre.
Ishin të pranishme gjithsej rreth
100 gra, si dhe Episkop Asti dhe
Atë Asti Beshiri, që shërben në
Kishën e Shën Pavlit, në Rrushkull.
Në përshëndetjen e grave nga
Durrësi u theksua se kjo lidhje ka
dy vjet që është themeluar dhe
është forcuar me vizitat e herë pas
hershme që gratë orthodhokse të
Tiranës kanë bërë në Rrushkull
dhe anasjelltas. Ato theksuan se
dashuria e krishterë është themeli
i kësaj miqësie dhe shpresojmë që
kjo të forcohet edhe në të ardhmen.
Më pas disa gra morën fjalën
dhe shprehën mendimet e përshty-
pjet e tyre, si dhe kujtime e ngjarje
të veçanta gjatë punës dhe anga-
zhimeve të tyre në Kishë gjatë kë-
tyre viteve. Disa të tjera treguan
se shumë vështirësi dhe probleme
në jetë i kishin zgjidhur me lutje të
nxehta drejtuar Hyjlindëses së
Tërëshenjtë, me studimin e Ungjillit
dhe me Fjalën e Perëndisë.
Pastaj u shtrua një Tryezë Da-
shurie me gatime që vetë gratë ki
shin përgatitur. Pasi Hirësi Asti bëri
bekimin e tryezës, gratë filluan
ushqimin me lajmin e mirë “Krishti
u Ngjall” dhe çukitën vezët e kuqe,
duke pohuar “Vërtet u Ngjall Zoti!”.
Në fund ato shoqëruan gratë e ftu-
ara në Kishën e Shën Prokopit.
Rajmonda Shqevi