EmailFacebookKontakt

Takim i ambasadorit tonë me Patriarkun Kirill

Më 11 qershor, Fortlum- turia e Tij, Patriarku Kirill i Moskës, u takua me amba- sadorin e Shqipërisë në Moskë, z. Sokol Gjoka.

Ambasadori falënderoi Primatin e Kishës Orthodho- kse Ruse për pritjen dhe vuri në dukje rëndësinë që luan në Rusi dhe në gjithë botën.

Ai tha se para nisjes ishte takuar me Fortlumturinë e Tij Anastasin, i cili i kishte thënë t’i transmetonte urimet vëllazërore Patriarkut Kirill dhe

kishte shprehur interesin për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy kishave.

Patriarku falënderoi ambasadorin për fjalët dhe tha: Vërtet që popujt dhe vendet tona kanë shumë të përbashkëta. Kujtojmë që të dy vendet

kanë vuajtur nga ideologjia ateiste, kanë përjetuar një periudhë të vështirë ristrukturimi politik dhe ekonomik dhe një ringjallje fetare… Ne gëzohemi që kemi marrëdhënie më aktive midis Rusisë dhe Shqipërisë.”

Primati rus shtoi se, në të dy vendet jetojnë ndjekës të besimeve të ndryshme. “Ne jemi të gëzuar kur shohim të zhvillohet në Shqipëri bashkëpunimi ndërfetar, ku, ashtu si në Rusi, Këshilli ndërfetar punon. Paqja mes komuniteteve fetare është një faktor tepër i rëndësishëm, që çon përpara stabilitetin në shoqëri”.

Patriarku tregoi për kujtimet e tij nga takimet personale me Kryepi- skopin Anastas, me të cilin kishte punuar në shumë organizma ndër- kombëtarë dhe për implementimin e një nisme pan-Orthodhokse, duke kujtuar edhe vizitën e tij në Shqipëri në vitin 2003. Ai u shpreh së Krye- piskopi Anastas ka bërë shumë për ringjalljen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Marrë nga www.mospat.ru