Shën Arseni
– Të përpiqemi t’i duam të gjithë njerëzit, pa dallim shtrese dhe përkatësie të secilit. Të duam plagën dhe atë që na e shkaktoi. Ai qëndron i fshehur ndërmjet a tyre që na urrejnë. Nuk mund të bëhesh banesë e Krishtit, nëse nuk do të duash ata që e mbajnë fshehurazi dhe nëse zemra jote nuk do të bëhet një qiell i vogël i dashurisë.
– E madhe është vlera e lutjes së pastër, që buron nga zemrat dhe trupat tanë. Monakizmi quhet jetë dhe rend engjëllor, sepse ngjan me jetën e engjëjve, të cilët luten papushim. Kështu, edhe ne lutemi gjithnjë, kur është e mundur, në kishë, në qeli dhe kur nuk mundemi të lutemi, sepse shërbejmë diku, kurdoherë dhe patjetër të mos e pushojnë zemrat dhe trupat tanë lavdërimin dhe lutjen tek Zoti.